Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, përmes ofrimit të shërbimeve cilësore dhe mundësive për zhvillim ekonomik. Nga instrumentet kryesore që Komuna i ka në dispozicion për arritjen e këtyre qëllimeve, janë investimet kapitale në infrastrukturë.

Duke marrë parasysh kufizimet buxhetore, Komuna synon të jetësojë projekte infrastrukturore përmes partneritetit publiko-privat.

Partneriteti publiko-privat është model i financimit për projekte të infrastrukturës publike. Partneri publik është Komuna e Prishtinës, ndërsa partneri privat mund të jetë biznes në pronësi private, korporatë publike ose konzorcium i bizneseve me fushë specifike të ekspertizës. Ky bashkim me interes të të dy palëve ofron mundësinë për ndërtimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve, duke shfrytëzuar kapitalin dhe ekspertizën private, si dhe resurset e sektorit publik, respektivisht Komunës së Prishtinës.

(foto harta)
Konferenca ka për qëllim informimin e investitorëve potencialë për projektet që Komuna e Prishtinës i ka caktuar me prioritet. Qëllimi, parametrat kryesorë, përfitimet dhe avantazhet e secilit projekt, janë ofruar nga Komuna si pasqyrë e situatës dhe mundësive për investim.

Projektet e përzgjedhura janë:
• Pishina olimpike, prapa Pallatit të Rinisë
• Parkingu nëntokësor, te Fakulteti i Filologjisë
• Çarshia e Vjetër, në qendër të Prishtinës
• Kompleksi banesor dhe afarist, në rrugën B dhe
• Stacioni Qendror

 
gtd