img_9952

Ka përfunduar studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit, SHBA, gjatë viteve 2002 – 2004, duke specializuar në Zhvillimin Politik dhe Ekonomik. Z. Ahmeti, studimet universitare i ka përfunduar në Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Universitetin Amerikan në Bullgari, gjatë viteve 1996 – 2000, duke specializuar në Ekonomi të Aplikuar dhe Administrim Biznesi.
Z. Ahmeti sjellë eksperiencë të gjerë nga sektori i shoqërisë civile në Kosovë, duke e themeluar kështu Institutin për Studime të Avancuara GAP, në vitin 2007, dhe e ka udhëhequr të njëjtin për tri vite. Ai ishte pjesë e ekipit i cili e ka hartuar Shqyrtimin e Shpenzimeve Publike për Kosovën. Ai po ashtu ka punuar për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si analist financiar. Për tetë vite, z. Ahmeti ka ligjëruar lëndën e Politikave Publike dhe Ekonominë Politike Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Kosovë.
Z. Ahmeti është aktualisht anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LËVIZJES VETËVENDOSJE! dhe jeton në Prishtinë me familjen e tij të ngushtë.