img_9945

Para se të emërohej si Nënkryetar i Komunës, Dardan Sejdiu ka qenë i angazhuar për dy vite si Drejtor Menaxhues i NEST Kosovo, ndërmarrje e cila i përket kompanisë SHM Productions Ltd. e vendosur në Londër, Britani të Madhe.
Z. Sejdiu ka qenë i angazhuar për katër vite si President i Bordit Menaxhues të Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve me rol kyç në menaxhimin e këtij fondi për tërë Kosovën. Gjithashtu, shërbeu në ProCredit Bank në Kosovë me fokus në mbledhjen e depozitave dhe menaxhimin e tyre në pozitën e drejtorit të departamentit per kater vite.
Z. Sejdiu studioi Administrim Biznesi dhe Shkenca politike me Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Bullgari, ndërsa magjistraturën e kreu në Bled, Slloveni me drejtim në Administrim Biznesi me theks në rritje strategjike të ndërmarrjeve. Mban titullin e Bursistit të Fondit Memorial Gjerman të SHBA-ve ku punoi drejt përforcimit të marrëdhënieve ndër-atlantikë përmes politikes, qeverisjes, biznesit dhe mediave.