Fitore Pacolli Dalipi ka përfunduar masterin në drejtimin Politika dhe Qeverisja e Bashkimit Evropian në London School of Economics and Political Sciences (LSE) në Londër. Studimet baçelor i kreu në London Metropolitan University në Londër, drejtimi Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe në Fakultetin e Filologjisë, drejtimi i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa, në Londër ishte angazhuar si hulumtuese në organizatën International Business and Diplomatic Exchange dhe ishte angazhuar gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2010 në Angli. Po ashtu, ishte aktiviste në organizatën ndërkombëtare Amnesty International në Londër.
Nga viti 2012, është aktiviste në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është edhe drejtuese e Komitetit për Politikë të Jashtme. Po ashtu, nga viti 2012 deri në vitin 2015 ajo ka punuar edhe si ligjëruese në Kolegjin Universum, departamenti i Administratës dhe Shkencave Politike. Ajo ka një përvojë tetë vjeçare në mësimdhënie në shkolla lokale dhe ndërkombëtare.