PËRPARËSITË:
• Sipërfaqja: ~8600m²;
• Shtrihet në Zonën historike të qytetit të Prishtinës, në rrugët:“Agim Ramadani”, “Xhemajl Prishtina”, “Ilaz Agushi” dhe “Ylfete Humolli”;
• Vendndodhja afër Tregut të Gjelbër të tanishëm në Prishtinë;
• Lokacion qendror, afër sheshit “Ibrahim Rugova”, Muzeut të Qytetit dhe Xhamisë së Madhe.
KËRKESAT MINIMALE JANË:
• Ndërtimi i 100 dyqaneve tregtare dykatëshe në zonën e alokuar, deri në 2 nivele (përdhes dhe kat të parë);
• Sipërfaqja e alokuar te Tregu i Gjelbër është 1000 m². Tezgat tek Tregu i Gjelbër duhet të jenë funksionale përgjatë gjithë vitit;
• Sipërfaqja e alokuar për parking nëntokësor është 1900m²;
• Pemët që gjenden në sipërfaqe duhet të ruhen;
•Sipërfaqja e mbetur të përdoret si park, më një hapësirë të përbashkët për përdorime të ndryshme, si ngjarje kulturore dhe tubime shoqërore.
Pronari i Projektit: Autoriteti kontraktues – Komuna e Prishtinës;
Fushëveprimi i Projektit: Kontrata e Koncesionit të Partneritetit Publiko Privat (Dizajnim, Financim, Ndërtim, Operim, Mirëmbajtje & Transfer)
Shpenzimet kapitale: 2.8 – 3 milionë €
Financuesi i Projektit: Vetëm investim privat
Kohëzgjatja e Projektit: 25 vjet
Kriteret Fituese: Përzgjedhja e ndërmarrjes fituese bëhet bazuar në ligjin per partneritetin publiko privat në fuqi (Ligji Nr.04/L-045)
Hapi i ardhshëm: Kërkesa për kualifikim gjatë TM4, 2016.