pallati_01

 

PËRPARËSITË:
• Lokacioni në qendër të Prishtinës, pranë qendrës “Pallati i Rinisë”;
• Sipërfaqja në dispozicion: 19,000 m² ;
• Toka është në pronësi të Komunës së Prishtinës;
• Infrastruktura e tubave të ngrohjes qendrore të qytetit është në dispozicion, që mund të përdoret për ngrohjen e pishinës së brendshme.

 

KËRKESAT MINIMALE
Arkitektura e Qendrës së Pishinave duhet të jetë në vijë me arkitekturën e ndërtesës së qendrës “Pallati i Rinisë”.
1. QENDRA E PISHINAVE DO TË PËRBËHET NGA:
• Një pishinë olimpike (50m * 25m);
• Një pishinë për stërvitje (12m * 6m);
• Një pishinë për fëmijë (6m * 6m);
• Holli i hyrjes, premisa sanitare për mysafirë dhe persona me nevoja të veçanta etj.;
• Zhveshtore me dollapë për meshkuj dhe femra (ndaras);
• ~30 dushe për meshkuj dhe femra (ndaras);
• Banjë turke (hamam) për meshkuj dhe femra (ndaras);
• Sauna për meshkuj dhe femra, me premisa përcjellëse (ndaras);
• Dhoma për masazh për meshkuj dhe femra (ndaras);
• Qendër fitnesi;
• Zyra/dhoma për instruktorë;
• Zyra/dhoma për gjyqtarë (referë);
• Kabinet dhe ambulancë;
• Tribuna për spektatorë, për ~1,500 spektatorë;
• Kabina për gazetarë për radio dhe televizion, teknikë lokalë;
• Sallone për floktarë për meshkuj dhe femra (ndaras);
• Hapësirë magazinimi për ekipin e mirëmbajtjes.
2. FUSHA SPORTIVE
Sektori privat është i lirë të propozojë llojet e fushave sportive. Është e dëshirueshme që fushat sportive të kenë mundësi të jenë funksionale edhe gjatë dimrit.
3. PARKING NËNTOKËSOR
• Ndërtimi i së paku 200 vendparkimeve;
• Ndërtimi i një parkingu nëntokësor deri në 2 nivele.
Pronari i Projektit: Autoriteti Kontraktues – Komuna e Prishtinës
Fushëveprimi i Projektit: Kontrata e Koncesionit të partneritetit publiko-privat (dizajnim, financim, ndërtim, operim, mirëmbajtje dhe transfer).
Shpenzime kapitale: 15-16 milionë €.
Financimi i Projektit: Investim i sektorit privat.
Kohëzgjatja e Projektit: 30-45 vjet.
Kriteret Fituese: Përzgjedhja e ndërmarrjes fituese bëhet bazuar në ligjin per partneritetin publiko privat në fuqi (Ligji Nr.04/L-045)
Hapi i ardhshëm: Kërkesa për kualifikim gjatë TM4, 2016.