img_9766

Genc Bashota është i lindur në Prishtinë. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Zagrebit në lëminë e “Analizës Ekonomike dhe Planifikimit”. Ka punuar si ligjërues në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Vazhdon të punojë si ligjërues në Universitetin AAB në lëndët Makroekonomi. Ka përvojë edhe në biznesin privat si dhe ka qenë i përfshirë në menaxhimin e disa projekteve sidomos në fushën e investimeve në industri përpunuese dhe bujqësi, si dhe në transferimin e teknologjive të huaja.