PËRPARËSITË:
- Projekti do të ndërlidhë në një lokacion trafikun urban dhe atë ndërurban, me ç`rast kapaciteti i udhëtarëve do të arrijë në 20 milionë udhëtarë në vit;
- Lokacioni gjendet në lagjen “Emshiri”;
- Sipërfaqja e parcelës: 15.2 hektarë;
- Toka është në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe Stacionit të Autobusëve;
- Sipërfaqja për ndërtim: ~ 50,000 – 60,000 m².
KËRKESAT MINIMALE JANË:
- Ndërtim me sipërfaqe ~ 50,000 – 60,000 m²;
- Ndërtimi i stacionit të autobusëve;
- Ndërtimi i garazhit për servisim dhe mirëmbajtje;
- Ndërtimi i një qendre tregtare, e cila përmbanë hapësira rekreative dhe kulturore me karakter publik.
Pronari i Projektit: Autoriteti kontraktues – Komuna e Prishtinës;
Fushëveprimi i Projektit: Dhënie e tokës, pronë publike, në shfrytëzim afatgjatë – më tepër se 15 vjet
Shpenzimet kapitale: 80-90 milion €
Financuesi i Projektit: Vetëm investim i sektorit privat
Hapi i ardhshëm: Konkursi publik (kuartali I – 2017)