1

 

PËRPARËSITË E OBJEKTIT 1:

OBJEKTI BANESOR ME STACIONIN E ZJARRFIKËSVE NË PËRDHESE
• Lokacioni gjendet në lagjen “Kodra e Diellit” përgjatë rrugës ‘’Agron Rahmani ‘’ dhe pranë rrugës “Bahri Fazliu”
• Sipërfaqja e parcelës: 7,000 m²
• Toka është në pronësi të Komunës së Prishtinës
• Sipërfaqja për ndërtim: ~ 15,400 m²
PËRPARËSITË E OBJEKTIT 2:

LOKALE AFARISTE, GARAZHE NËNTOKËSORE DHE HAPËSIRË PUBLIKE
• Lokacioni gjendet në lagjen Kodra e Diellit pranë rrugës ‘’Agron Rahmani ‘’ dhe përgjatë rrugës “Bahri Fazliu”
• Sipërfaqja për ndërtim: ~5,000 m²
• Toka është në pronësi të Komunës së Prishtinës
• 100 vendparkingje në garazhin nëntokësor.
KËRKESAT MINIMALE JANË:
• Ndërtim me sipërfaqe ~ 20,000 m²
• Ndërtimi i stacionit të zjarrfikësve
• Ndërtimi i objektit banesor
• Ndërtimi i garazhit nëntokësor deri në 100 vendparkingje
• Lokalet afariste mund të propozohen në përdhes ose në kate të një pjese të objektit shumëbanesor përgjatë rrugës “Bahri Fazliu” në distancë të caktuar nga objekti fqinj.
• Hapësirë për sport dhe rekreacion me qasje për të gjithë. Prej 40- 50% të sipërfaqes do të shfrytëzohet për hapësirë të gjelbër, fushëlojë, shtigje për këmbësorë si dhe mundësi të lidhjes ndërmjet dy lokacioneve të propozuara.
• Hapësira publike mund të zhvillohet në platonë mbi garazh dhe në një pjesë të kulmit të rrafshët të lokaleve afariste e pasuruar me gjelbërim.
Pronari i Projektit: Autoriteti kontraktues – Komuna e Prishtinës;
Fushëveprimi i Projektit: Dhënie e tokës, pronë publike, në shfrytëzim afatgjatë – më tepër se 15 vjet
Shpenzimet kapitale: 8 -10 milion €
Financuesi i Projektit: Vetëm investim i sektorit privat
Hapi i ardhshëm: Konkursi publik (kuartali I – 2017)

2

5