PËRPARËSITË:
• Lokacioni në qendër (Zona 1) – përballë Fakultetit të Filologjisë;
• Afër kryqëzimit të bulevardit “Bill Clinton” dhe rrugës “George Bush”;
• Sipërfaqja në dispozicion: ~14,000 m²;
• 5-10 minuta ecje deri në qendrën e qytetit;
• Shumë institucione publike në distancë të afërt për ecje;
• Pa tuba nëntokësorë të ujit dhe kanalizimit, gjë që lehtëson procesin e ndërtimit;
• Terreni ka pjerrësi natyrore në drejtim të rrugës “George Bush” (drejt perëndimit).
KËRKESAT MINIMALE JANË:
• Ndërtimi i së paku 500 vendparkimeve;
• Ndërtimi i një parkingu nëntokësor deri në 2 nivele;
• Hapësira mbi sipërfaqe është paraparë të shfrytëzohet si park i mirëmbajtur për publikun, me qasje për të gjithë. Sipërfaqja duhet të ketë 70% – 80% hapësirë të gjelbër dhe një fontanë, me drurë të rritur, të vendosur kudo që është e mundshme. Shtigjet për këmbësorë duhet të krijohen për të lidhur rrugën “George Bush” me Fakultetin e Filologjisë dhe ndërtesat tjera, si ndërtesa e RTK-së dhe Biblioteka Kombëtare.
• Dyqanet nuk mund të ndërtohen në sipërfaqe. Megjithatë, në perëndim të lokacionit, topografia shfaq një pjerrësi natyrore në drejtim të trotuarit të rrugës “George Bush”, e përshtatshme për ndërtimin e dyqaneve. Këmbësorët duhet të kenë qasje të lehtë në dyqane. Fasadat e dyqaneve duhet të jenë uniforme. Topografia do të përcaktojë numrin maksimal të dyqaneve që mund të ndërtohen.
• Pikat hyrëse dhe dalëse të parkingut nëntokësor do të përcaktohen në harmoni me planet rregulluese në fuqi.
Pronari i Projektit: Autoriteti kontraktues – Komuna e Prishtinës.
Fushëveprimi i Projektit: Kontrata e Koncesionit të partneritetit publiko-privat (dizajnim, financim, ndërtim, operim, mirëmbajtje dhe transfer).
Shpenzime kapitale: 10 – 10.5 milionë €.
Kohëzgjatja e Projektit: 35-40 vjet
Kriteret Fituese: Përzgjedhja e ndërmarrjes fituese bëhet bazuar në ligjin per partneritetin publiko privat në fuqi (Ligji Nr.04/L-045)
Hapi i ardhshëm: Kërkesa për kualifikim gjatë TM4, 2016.