stacioni

 

PËRPARËSITË:

  • Projekti do të ndërlidhë në një lokacion trafikun urban dhe atë ndërurban, me ç`rast kapaciteti i udhëtarëve do të arrijë në 20 milionë udhëtarë në vit;
  • Lokacioni gjendet në lagjen “Emshiri”;
  • Sipërfaqja e parcelës: 15.2 hektarë;
  • Toka është në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe Stacionit të Autobusëve;
  • Sipërfaqja për ndërtim: ~ 50,000 – 60,000 m².

 

KËRKESAT MINIMALE JANË:

  • Ndërtim me sipërfaqe ~ 50,000 – 60,000 m²;
  • Ndërtimi i stacionit të autobusëve;
  • Ndërtimi i garazhit për servisim dhe mirëmbajtje;
  • Ndërtimi i një qendre tregtare, e cila përmbanë hapësira rekreative dhe kulturore me karakter publik.

 

Pronari i Projektit: Autoriteti kontraktues – Komuna e Prishtinës;

Fushëveprimi i Projektit: Dhënie e tokës, pronë publike, në shfrytëzim afatgjatë – më tepër se 15 vjet

Shpenzimet kapitale: 80-90 milion €

Financuesi i Projektit: Vetëm investim i sektorit privat

Hapi i ardhshëm: Konkursi publik (kuartali I – 2017)